Ndërlidhjet

Meksikë: Janë gjetur 5 trupa me kokë të prerë


Ilustrim
Ilustrim
Zyrtarët në Meksikë thonë se në shtetin perëndimor Michoacan janë gjetur pesë trupa me kokë të prerë.

Ka dyshime se trupat e vrarë janë të ndërlidhur me luftën e drogës në Meksikë.

Zyra e prokurorit shtetëror tha se të shtunën janë gjetur tre njerëz me kokë të prera, që ishin lënë afër tyre, në një lagje të qytetit Morelia.

Dy trupat e tjerë me kokë të prerë ishin gjetur në një komunitet tjetër në periferi të po këtij qyteti.

Gjatë viteve të fundit në shtetin Michoacan është parë rritje e dhunës së ndërlidhur me bandat e drogës.
XS
SM
MD
LG