Ndërlidhjet

Nga sot marihuana shitet legalisht në Kolorado


Ilustrim
Ilustrim
Janë hapur sot në Kolorado të Shteteve të Bashkuara dyqanet e para që sheshin marihuanë me pakicë.

Zyrtarët shtëtor kanë lëshuar 348 licenca për tregtimin e marihuanës, e cila u lejon atyre që nga sot të sheshin deri në 28 gramë marihuanë për njerëzit që kanë mbi 21 vjet.

Shteti i Washington-it, në brigjet e paqësorit, do të ndjek pas Koloradon pas disa muajsh me këtë rregullativë të re, pasi edhe ajo planifikon që të legalizojë shitjen e marihuanës në dyqane të posaçme.

Të dyja këto shtete shihen si pionere në qëndrimin amerikan, i cili dita ditës, po kërkon masa legale për marihuanën.

Zyrtarët shtetëror në Kolorado parashikojnë se shitjet e marihuanës do të gjenerojnë rreth 67 milionë dollarë në të ardhura vjetore nga taksat.

Advokatët e marihuanës e quajnë legalizimin e kësaj droge, si një alternativë të ndieshme legale, në luftën e shtrenjtë dhe të gjatë globale kundër drogës.
XS
SM
MD
LG