Ndërlidhjet

SHBA mbron lirimin e ujgurëve


Guantanamo
Guantanamo
Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka mbrojtur dërgimin në Sllovaki të tre ujgurëve të fundit të burgosur në Guantanamo.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Marie Harf, ka thënë se Qeveria e SHBA-së “kohë më parë, ka konstatuar se nuk ka dashur t’i kapë këta individë si luftëtarë armiq”.

Ministria e Jashtme kineze ka kritikuar Shtetet e Bashkuara, duke thënë se ujgurët kanë qenë “terroristë” që kanë paraqitur kërcënim real për sigurinë.

Shumica e kinezëve ujgurë janë kapur në kufirin Pakistan-Afganistan në fund të vitit 2001 dhe besohej se kanë trajnuar me talibanët.

Por, zyrtarë të SHBA-së kanë thënë se ata nuk paraqesin asnjë kërcënim për vendin e tyre.
XS
SM
MD
LG