Ndërlidhjet

Vriten gjashtë nga përleshjet në Egjipt


Egipt - Përkrahësitë e presidentit të përmbysur egjiptian Mohamed Morsi, kërkojnë streh pasi policia shtënë me gaz lotsjellës, 03 janar, 2014
Egipt - Përkrahësitë e presidentit të përmbysur egjiptian Mohamed Morsi, kërkojnë streh pasi policia shtënë me gaz lotsjellës, 03 janar, 2014
Të paktën gjashtë persona raportohet të kenë vdekur në Egjipt, pasi forcat e sigurisë ndërhynë për të shpërndarë protestat e Vëllazërisë Myslimane gjithandej shtetit.

Ministria egjiptiane e shëndetësisë tha se numri i të vdekurve të premten në Kajro është tre persona.

Tri fatalitete të tjera janë raportuar në Fayyum, Ismailia dhe Aleksandri, ndërsa mbi 40 persona janë lënduar dhe 120 janë arrestuar.

Forcat e sigurisë kanë ndërhyrë gjatë kohës kur mijëra protestues po marshonin rrugëve në kundërshtim të ndalimit të veprimeve të lëvizjes Vëllazëria Myslimane, të cilën qeveria e shpalli organizatë terroriste javën e shkuar.

Qindra njerëz janë vrarë gjatë përleshjeve të deritashme, kurse mijëra janë arrestuar që kur ushtria përmbysi nga pushteti presidentin islamist Mohammad Morsi korrikun e shkuar.

Konfrontimet mes protestuesve dhe policisë janë shpeshtuar që kur autoritetet ndaluan veprimtarinë e Vëllazërisë.

Dhuna ndërkaq po shfaqet edhe në prag të referendumit, ku autoritetet po synojnë që muajin e ardhshëm ta pyesin popullin për ndryshimin e kushtetutës, para se të thirren zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.
XS
SM
MD
LG