Kryeministri i dikurshëm i Sirisë, Riyad Hijab, do të garojë në zgjedhjet e brendshme të opozitës politike në këtë shtet, në një përpjekje për të forcuar lëvizjen e kryengritësve në prag të bisedimeve të ardhshme paqësore.
Këshilli Kombëtar Sirian, që përkrahet nga perëndimi, po kërkon që të forcojë pozitën e vet politike para takimit të dytë në Gjenevë me fuqitë botërore, i cili pritet të zhvillohet me 22 janar.
Hijab, i cili iku nga Siri në Jordani bashkë me familjen e tij në gusht të vitit 2012, do të garojë për postin e presidentit të Këshillit Kombëtar Sirian.
Kundërkandidat i tij është Ahmad Al-Jarba, të cilit i ka skaduar mandati gjashtëmujor si kryesues i Këshillit.
“Ai ka gjasa të vërteta për të fituar, kurse përvoja e tij si kryeministër i Sirisë, do të na ndihmojë shumë në procesin politik”, ka thënë një zyrtar i lartë i Këshillit Kombëtar, për kandidaturën e Hijabit.
Presidenti Bashar al-Assad kishte emëruar Hijabin, që dikur ishte edhe ministër i bujqësisë, si shef të kabinetit qeveritar pas zgjedhjeve parlamentare në qershor të vitit 2012.
Më se 100 mijë njerëz kanë vdekur në Siri, dhe miliona të tjerë janë larguar nga shtëpitë e tyre gjatë tri vjetëve të fundit, që kur nisi konflikti në këtë shtet.