Ndërlidhjet

Rishfaqet Fidel Castro, viziton një galeri arti në Havana


Ilustrim
Ilustrim
Ish-lideri i Kubës, Fidel Castro ka bërë paraqitjen e tij të parë publike në nëntë muajt e fundit, duke u shfaqur në hapjen e një galeri të artit në Havana.

Castro, që tani është 87 vjeç, është parë në publikimet online të medieve kubaneze të enjten, duke shikuar vepra të ndryshme arti në këtë studio.

Paraqitja e fundit publike e Castros ishte në prill të vitit të shkuar, kur ishte shfaqur në hapjen e një shkolle të re në kryeqytet.

Fidel Castro ka udhëhequr me Kubën komuniste, nga vitit 1959 e deri më 2008, kur ia kaloi pushtetin vëllaut Raul.

Castro ishte tërhequr nga jeta politike për shkak të një sëmundjeje të rëndë.

Në dhjetor, është pasur një vizitë private në Havana nga presidenti i Venecuelas, Nicolas Maduro.
XS
SM
MD
LG