Ndërlidhjet

Francë: Closer reflekton lidhur me raportin për lidhjen e presidentit


Julie Gayet dhe Francois Hollande
Julie Gayet dhe Francois Hollande
Presidenti i Francës, Francois Hollande, është kërcënuar për ta paditur revistën Closer, e cila shkruan për personat e popullarizuar, për shkak të shkeljes së privatësisë, pasi revista e kishte akuzuar zotin Hollande se ka marrëdhënie me aktoren Julie Gayet.

Presidenti Hollande nuk i ka hedhur poshtë raportet se ka lidhje me këtë aktore.

Revista javore Closer në shtatë faqe i ka botuar fotografitë e ardhjeve dhe largimit nga një ndërtesë banesore në Paris, me qëllim që t’i mbështesë akuzat e veta.

Por, nëpërmjet një kumtese mbrëmë vonë, revista Closer ka njoftuar se me kërkesën e avokatit të aktores Gayet, do t’i largoj të gjitha referencat për lidhjen e dyshuar të presidentit Hollande me aktoren Julie Gayet nga faqja e vet në Internet, por nuk janë përmendur planet për tërheqjen e gazetës nga shitja.
XS
SM
MD
LG