Ndërlidhjet

Kosovë: Aksion policor në Prishtinë


Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksion të gjërë që është ndërmarrë sot në Prishtinë, në rrugët “Regjep Luci” dhe “Fehmi Agani”.

Ky operacion, që është ndërmarrë me urdhëresë të gjyqtarit të procedurës paraprake, ka rezultuar me arrestimin e 16 personave të dyshuar.

Pas intervistimit në polici, të gjithë të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ata janë të dyshuar për posedim të armëve të ftohta, posedim të substancave narkotike, për furnizim me pije alkoolike të personave nën moshën 18 vjeçare, dhe prishje të rendit dhe qetësisë publike, ka njoftuar policia.

Sipas policisë, gjatë operacionit janë konfiskuar 14 armë të ftofta.
XS
SM
MD
LG