Ndërlidhjet

Kerry, Lavrov takohen për rolin e Iranit në Siri


Siri - Njerëzit ecin përmes rrugës së dëmtuar të qytetit veri-lindor Deir Ezzor (ilustrim)
Siri - Njerëzit ecin përmes rrugës së dëmtuar të qytetit veri-lindor Deir Ezzor (ilustrim)
Sekretari amerikan i shtetit John Kerry dhe ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov pritet të takohen të hënën në Paris, për të shtjelluar idenë dhe të vendosin për rolin e Iranit për të ndal luftën civile në Siri.

Kerry porositi të dielën nga Parisi se takimi i kësaj jave për paqen në Siri, është një “test i besueshëm” për forcat opozitare të cilat kanë kërcënuar me injorim të këtyre bisedimeve.

Koalicioni i ndarë Kombëtare Sirian, është duke e vlerësuar idenë e bojkotimit të takimit të paraparë paqësore më 22 janar në Gjenevë, pasi është kritikuar për mospërfaqësim të plotë të dhjeta grupeve opozitare që kërkojnë përmbysjen e presidentit Bashar al-Assad.

Kryediplomati amerikan John Kerry ishte të dielën në mesin e 11 kombeve që i bënë thirrje koalicionit të moderuar opozitar, me në krye presidentin Ahmad al-Jarba, për të siguruar pjesëmarrjen e këtij grupi në takimin e Gjenevës.

Ministri i jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif tha të dielën se Teherani nuk po kërkon me ngulm një ftesë për bisedimet e 22 janarit.
XS
SM
MD
LG