Ndërlidhjet

Anija e bllokuar ruse arrin në Zelandë të Re


Anija Akademik Shokalskiy e bllokuar në Antarktik më 29 dhjetor, 2013.
Anija Akademik Shokalskiy e bllokuar në Antarktik më 29 dhjetor, 2013.
Anija hulumtuese ruse "MV Akademik Shokalsky" ka arritur në portin Bluf të Zelandës së Re, pasi është liruar nga akulli në Antarktik, javën e kaluar.

Anija ishte bllokuar në fund të dhjetorit dhe akullthyes nga Kina, Australia dhe Shtetet e Bashkuara kishin bërë përpjekje të pasuksesshme për ta arritur dhe liruar atë.

Të gjithë njerëzit joesencialë në bord janë nxjerrë nga një helikopter kinez më 2 janar.

Një ndryshim i drejtimit të erës më 7 janar e ka ndihmuar anijen që të lirohet vetë.
XS
SM
MD
LG