Ndërlidhjet

Thaçi: Tonga e njohu pavarësinë e Kosovës


Tonga e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ka njoftuar sot kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në profilin e tij në Facebook, duke shtuar se “kjo është njohja e 105-të e shtetit të Kosovës".

Tonga është një vend me më tepër se 100 mijë banorë, ndërsa anëtare e Kombeve të Bashkuara është bërë në vitin 1999.

Tonga ndodhet në pjesën jugore të Oqeanit Paqësor.
XS
SM
MD
LG