Ndërlidhjet

Yanukovich: Riformatizim i qeverisë dhe amnisti për aktivistët


Pamje nga protestat në Kiev
Pamje nga protestat në Kiev
Presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovich, thotë se qeveria e tij do të riformatizohet në një seancë të jashtëzakonshme parlamentare, të paraparë për të martën.

Ai, poashtu, gjatë takimit të sotëm me liderët fetarë, tha se do t’i amnistoj disa aktivistë të burgosur dhe do të propozohen amandamente në legjislacionin për kufizimin e protestave.

Në kryeqytetin Kiev të Ukrainës ka arritur komisionari i Bashkimit Evropian për zgjerim, Stefan Fyle, për një takim me presidentin Yanukovich.

Ai do të takohet edhe me liderët opozitarë.
XS
SM
MD
LG