Ndërlidhjet

Presidenti Hollande ndahet nga partnerja e tij


Francois Hollande dhe aktorja Julie Gayet, me të cilën thuhet se presidenti francez ka lidhje dashurie.
Francois Hollande dhe aktorja Julie Gayet, me të cilën thuhet se presidenti francez ka lidhje dashurie.
Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka konfirmuar ndarjen e tij nga partnerja Valerie Trierweiler.

Ai i ka thënë agjencisë franceze të lajmeve AFP se “jeta e tyre e përbashkët” ka marrë fund.

Dy javë më parë, revista franceze Closer ka publikuar fotografi, të cilat tregonin se Hollande ka aferë dashurie me aktoren Julie Gayet.

Zonja Trierweiler ka kaluar një javë në spital pas këtyre zbulimeve.

Presidenti Hollande nuk e ka mohuar kurrë aferën me aktoren dhe ka premtuar se do ta sqarojë situatën para vizitës së tij zyrtare në Uashington, më 11 shkurt.
XS
SM
MD
LG