Ndërlidhjet

Vulin: Serbët e Kosovës do të votojnë në zgjedhjet e Serbisë


Aleksandar Vulin
Aleksandar Vulin
Ministri përgjegjës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi nuk do të dëmtojnë dialogun me Prishtinën.

Ai ka thënë se serbët e Kosovës, sikur edhe deri më tash, do të votojnë në ato zgjedhje.

“Kjo qeveri ka zbatuar shtatë marrëveshje që ka nënshkruar qeveria e mëparshme dhe secila qeveri e ardhshme do të zbatojë marrëveshjet që ka nënshkruar kjo”, ka thënë Vulin për mediat serbe.

Pritet që presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolliq, të vendosë për shpërndarjen e parlamentit dhe ditën e mërkurë të shpallë zgjedhjet, ka njoftuar kabineti i tij.

Lexoni edhe këtë.
XS
SM
MD
LG