Ndërlidhjet

Protestuesit tajlandezë marshojnë për bojkot zgjedhor


Ilustrim
Ilustrim
Protestuesit anti-qeveritar në Tajlandë, kanë nisur të enjten në mëngjes marshin e tyre të zhurmshëm për të kundërshtuar zgjedhjet parlamentare të së dielës, në kohën kur tensionet janë rritur nga frika e përsëritjes së dhunës në këtë shtet.

Dhjeta mijëra protestues, kanë nisur marshin në rrugët qendrore të kryeqytetit, duke i bërë thirrje kryeministres Yingluck Shinaëatra që të dorëhiqet, ndërsa kanë bërë apel edhe për bojkot të procesit zgjedhor.

Protestuesit thonë se qeveria e Yingluck është ilegjitime dhe se kontrollohet nga vëllai i saj Thaksin, i cili është përmbysur nga pushteti në vitin 2006, pas një grusht-shteti ushtarak.

Ai tani jeton në Dubai për t’i ikur burgut, pasi është dënuar me dy vjet heqje lirie për shkak të abuzimit të pozitës zyrtare.
XS
SM
MD
LG