Ndërlidhjet

Ukrainë: Ministria e mbrojtjes kërkon hapa urgjentë


Tendat e protestuesve në kryeqytetin Kiev në Ukrainë
Tendat e protestuesve në kryeqytetin Kiev në Ukrainë
Ministria e mbrojtjes e Ukrainës ka kërkuar nga presidenti, Viktor Yanukovich, ndërmarrjen e hapave “urgjentë” për ta zbutur krizën që e ka përfshirë këtë vend.

Sipas shërbimit për media të Ministrisë së mbrojtjes, zyrtarë ushtrakë të Ukrainës dhe të Ministrisë së mbrojtjes, janë takuar dhe i kanë bërë thirrje Yanukovichit, si komandant suprem, për “të ndërmarrë masa urgjente për stabilizimin e situatës në vend dhe të arrihet marrëveshje në shoqëri brenda legjislacionit aktual”.

Ministria e mbrojtjes thotë se okupimi i ndërtesave qeveritare nga protestuesit antiqeveri është i papranueshëm.

Në deklaratë, mëtutje theksohet se përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit paraqet kërcënim për integritetin territorial të Ukrainës.

Kjo deklaratë u bë pasi presidenti Yanukovich dje tha se autoritetet i kanë plotësuar të gjitha obligimet e tyre për zgjidhjen e krizës, duke e akuzuar opozitën për vazhdim të rritjes së tensioneve.

Ai ka pranuar se autoritetet kanë bërë gabime, por ka premtuar se do të tregoj “më tepër mirëkuptim” për nevojat dhe aspitratat e njerëzve.

Ai, poashtu, ka shpallur se gjendet në pushim shëndetësor të pacaktuar.
XS
SM
MD
LG