Nëse i keni bërë pyetje vetes ndonjëherë se si është dukur periudha e akullt, atëherë s’keni nevojë të hulumtoni më shumë sesa të shkoni në malet Altai-Sayan, ku lloj-lloj gjitarësh janë të ngrirë - në aspektin kohor.
Një pjesë e vargut përgjatë kufirit ruso-mongol, ka shërbyer si strehë për gjitarët e kohës së akullt, që nga periudha e fundit akullnajore.
Përderisa ka evoluar masa dhe karakteristikat fizike të disa gjitarëve, vetë këto komunitete janë pothuajse identike me ato që kanë ekzistuar në këtë rajon, gjatë epokës së akullt.
Shkencëtarë çek nga universiteti i Bohemisë Jugore kanë kompiluar një listë të gjitarëve në shtatë vende të Euro-Azisë, të cilët janë jetuar para 35,000 dhe 12,000 vjetësh, dhe të njëjtit i kanë krahasuar me gjitarët që jetojnë në 14 vende tani.
Prijësja e ekipit hulumtues, Vera Pavelkova Ricankova thotë për Radion Evropa e Lirë se rezultatet tregojnë që ekuivalenti më i përafërt i kohës moderne të ekosistemit në kohën e akullt, mund të gjendet në malet Altai dhe Sayan.
“Stepat dhe kafshët – si për shembull, kuajt dhe dreri verior – jetojnë bashkërisht në një park kombëtar. Faunat e kohës së akullt janë ruajtur në platonë Ukok në republikën [ruse] Altai, dhe në Uvs Nuur e Khar Us Nuur në Mongolinë perëndimore. Gjitarët e kohës së akullt duket se i kanë rezistuar kohës deri më tani në këto zona, ku vargmalet nuk ndërprejnë vegjetacionin, stepet dhe shkretëtirat”.
Llojllojshmëria e gjitarëve që bashkëjetojnë në një rajon përfshinë, drerin verior, antilopën saiga dhe kuajt Przevalski.
Përveç llojeve të zhdukura, si mamuthi dhe rinosaurët e leshtë, ka pak dallime ndërmjet të këtyre komuniteteve dhe homologëve të tyre paraardhës.
Kjo për shkak se kushtet në malet Altai-Sayan – që kombinojnë të ftohtin dhe klimën e thatë – nuk kanë ndryshuar pothuajse hiç, që nga epoka e akullt.
Një faktor tjetër është edhe laramania topografike e Altai-Sayan.
Një mozaik me male, pyjeve halore, stepeve, dhe livadhet alpine të cilat mbështesin diversitetin e komuniteteve të bimëve dhe shtazëve.
John Stewart, profesion asociuar në Palaeokologji në Universitetin Bournemouth të Britanisë, shpjegon se për çfarë është kaq i rëndësishëm ky studim.
"Kemi siç duket gjënë më të përafërt me analogjinë moderne për llojet e kafshëve që kanë jetuar në fund të epokës së akullt, e që është jashtëzakonisht e dobishme, sepse nëse duam të provojnë dhe kuptojmë aspektet e tjera të periudhës së epokës së akullt, mundemi të mësojmë goxha shumë duke studiuar ekologjinë në zonën Altai-Sayan”.
Stewart dhe Pavelkova Ricankova thonë se provat sugjerojnë që malet Altai-Sayan mund të jenë shndërruar në strehim për gjitarët si dhe shtazët e bimët e tjera të cilat ishin të bollshme në Euro-Azinë e epokës së akullt, por se ato u zhdukën në rajonet që përjetuan ndryshimin klimatik.
Disa vjet më parë, në Altain rus, për shembull, shkencëtarët çek kanë gjet relikt të gjatë të kërmijve tokësore, një specie që ishte karakteristike në Evropë, gjatë epokës së akullt.
Stewart shton se mjedisi mundet po ashtu të ketë ruajtur edhe njerëzit e hershëm, përgjatë viteve.
"Sigurisht, se kjo duket se është zona kryesore ku mund të ketë qenë diversiteti më i madh i njerëzve. Është po në këtë zonë, ku kemi gjetur vendine vetëm të popullsive të ndryshme në Euro-Azi, qofshim ne vet – njeriu modern – neandertalët, dhe më pas popullata më pak e njohur, që quhej Denisovan. Prandaj po, duket se disa prej individëve të fundit të llojit të tyre, apo të këtij diversiteti të gjerë njerëzish, janë gjetur në këtë zonë”.
Në vitin 2010, analizat e ADN-së të mbetjeve njerëzore që kemi gjetur në shpellën Denisova të maleve ruse Altai, kanë nxjerr prova për llojin njerëzor, Denisovan, që supozohet se kanë jetuar para 40,000 vjetësh.
Në shpellë po ashtu janë gjetur eshtra të neandertalëve-më saktësisht gishti i madh - dhe artefakte të njeriut modern, që do të thotë se të paktën tri grupe njerëzisht kanë jetuar në këtë shpellë, në tri periudha të ndryshme kohore.
Analizat plotësuese kanë zbuluar se Denisovan-ët, kanë ndërvepruar me një grup të katërt të njeriut të hershëm, sipas të gjitha gjasave Homo Erectus, të cilët kanë jetuar para miliona vjetësh në Evropë dhe Azi.
Stewart thotë se rajoni Altai-Sayan mund të përmbajë edhe shumë surpriza të tjera...
"Kjo është një lloj zone e cila është studiuar shumë pak. Ky është kufiri, nëse doni, i arkeologjisë dhe antropologjisë”.(f.aliu)