Ndërlidhjet

Spanjollët protestojnë pro-abortit


Ilustrim
Ilustrim
Mijëra njerëz kanë marshuar të shtunën në kryeqytetin spanjoll Madrid, për të protestuar kundër planeve të qeverisë që të kufizojë abortin, çështje kjo e cila ka shkaktuar ndarje të hapura brenda Partisë së Popullit, në pushtet.

Protestuesit nga mbarë shteti janë bashkuar në demonstratën më të madhe deri më tani, kundër propozim-ligjit i cili kufizon abortin, dhe lejon vetëm tek rastet e dhunimit ose rrezikut të lartë për shëndetin e nënës.

Kater vjet më parë, Spanja u rreshtua pas shumë shteteve evropiane, atëherë me qeveri socialiste, të cilat legalizuan abortin, në 14 javët e para të shtatzanisë.

Qeveria e kryeministrit konservativ Mariano Rajoy ka miratuar këtë ligj në dhjetor.

Ndërsa kjo lëvizje shihet më shumë si një përpjekje për të qetësuar partinë e tij, edhe pse i njëjti legjislacion ende nuk është dërguar në parlament për votim.

Sipas sondazheve të fundit, 80% e spanjollëve, përfshirë edhe katolikët e devotshëm, mbështesin abortin me kërkesë.
XS
SM
MD
LG