Ndërlidhjet

Mbyllen vendvotimet në zgjedhjet kontraverse në Tajlandë


Tajlandë - Kryeministrja Yingluck Shinawatra gjatë një konference për gazetarë në Bangkok (Ilustrim)
Tajlandë - Kryeministrja Yingluck Shinawatra gjatë një konference për gazetarë në Bangkok (Ilustrim)
Të gjitha vendvotimet që kishin mundur të hapen sot janë mbyllur në Tajlandë, në një proces të përcjell me bojkot të opozitës dhe përpjekjeve të protestuesve që të pengojnë këtë proces.

Zyrtarë të komisionit zgjedhor njoftojnë se votuesit kanë pasur mundësi që të hedhin votën e tyre në 89 për qind të qendrave të votimit gjithandej shtetit.

Votimi ishte ndërprerë në nëntë krahinat jugore, kurse komisioni zgjedhor njoftoi se kjo u shkaktua nga mungesa e fletëvotimeve.

Kryengritës të dyshuar ndërkaq kanë vrarë tre ushtarë dhe një zyrtar zgjedhor, gjatë një sulmi me bomba të dielën.

Zgjedhjet janë thirr pas disa muajsh protestash, ku kërkohet largimi i pakushtëzuar i kryeministres Yingluck Shinawatra dhe qeverisë së saj, të cilët protestuesit i akuzojnë se janë të korruptuar, dhe se veprojnë sipas urdhërave të vëllaut të kryeministres Thaksin Shinawatra, i cili është përmbysur nga pushteti në vitin 2006.
XS
SM
MD
LG