Ndërlidhjet

Pakistan: Sulm vdekjeprurës në një kinema


Pamje e qytetit Peshavar në Pakistan gjatë natës
Pamje e qytetit Peshavar në Pakistan gjatë natës
Së paku pesë vetë janë vrarë dhe më tepër se 30 janë plagosur, pasi persona të panjohur i kanë hedhur dy granata brenda një salle të kinemasë, në pjesën veriperëndimore të Pakistanit.

Zyrtarët thanë se sulmi ndodhi mbrëmë vonë në qytetin Peshavar.

Më herët, zyrtari i lartë policor, Faisal Mukhtar, tha se tre vetë janë vrarë. Më vonë kanë vdekur edhe dy të plagosur.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Peshavari është në ballë të linjës së parë të luftës së forcave të Pakistanit kundër militantëve islamistë.
XS
SM
MD
LG