Ndërlidhjet

Një delegacion nga Komisioni i Venedikut viziton Kosovën


Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar.
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar.
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar takon sot një delegacion të Komisionit të Venedikut.

Ky delegacion arrin në Kosovë me ftesë të Shefit të Zyrës së BE-së.Ekspertët do të rishikojnë projektligjin aktual për liri fetare.

Kjo është vizita e parë e Komisionit të Venedikut që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.

"Ky është një zhvillim shumë pozitiv për Kosovën që Komisioni i Venedikut mund të angazhohet përmes Zyrës së BE-së këtu. Ky mekanizëm hap dyert për angazhime të mundshme në rishikimin e standardeve të të drejtave të njeriut në Kosovë dhe të komentojë për legjislacionin ekzistues si dhe për projekt legjislacionin”, ka deklaruar Zhbogar para takimit, njofton zyra për media.

Roli i Komisionit të Venedikut është të ofrojë këshilla ligjore në mënyrë që t’u ndihmojë shteteve që dëshirojnë që strukturat e tyre ligjore dhe institucionale të jenë konform standardeve evropiane dhe përvojës ndërkombëtare në fushën e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit.
XS
SM
MD
LG