Ndërlidhjet

Ukrainë: Nga ndeshja e trenit me minibus – 12 të vdekur


Ilustrim
Ilustrim
Zyra e presidentit e Ukrainës ka raportuar së të paktën 12 vetë kanë humbur jetën, kur një tren u përplas me një minibus në rajon verilindor Sumy.

Një deklaratë e postuar në faqen e internetit të presidencës thuhet se të martën “pranë një kalimi hekurudhor në mes të fshatrave Bilany dhe Vyry ka ndodhur një përplasje dhe si pasojë 12 persona kanë vdekur dhe pesë të tjerë janë dërguar në spital”.

Në deklaratën e Zyrës së prokurorisë në rajonin Sumy thuhet se 13 vetë janë vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur, dhe për këtë është fajësuar shoferi i minibusit, meqë e “ka injoruar sinjalin” me të cilën është paralajmëruar ardhja e trenit.
XS
SM
MD
LG