Ndërlidhjet

Në Kombet e Bashkuara debatohet sot për Kosovën


Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (Ilustrim)
Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (Ilustrim)
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara debaton sot për raportin e fundit të Sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki-moon për Kosovën.

Në debatin e sotëm në selinë e OKB-së në New York, do të flasin edhe kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiq.

Raporti i fundit i Kombeve të Bashkuara për situatën në Kosovë, thotë se viti i kaluar ishte një “vit i përparimit të rëndësishëm politik”.

Kjo thuhet se është arritur duke iu falënderuar dialogut politike ndërmjet të Kosovës dhe Serbisë, dhe arritjes së marrëveshjes për normalizimin e raporteve mes dy vendeve.
XS
SM
MD
LG