Ndërlidhjet

Vriten nëntë anëtarë të një milicie anti-Talibane


Ilustrim
Ilustrim
Policia pakistaneze, thonë se militantët kanë vrarë nëntë anëtarë të një milicie anti-talibane në qytetin veriperëndimor të Peshavarit.

Policia tha se rreth 25, militantë sulmuan shtëpinë e shefit të milicisë në periferi të qytetit të mërkurën, duke vrarë atë dhe tetë të tjerë.

Incidenti i së mërkurës, vjen pak ditë pasi, sulmuesit hodhën granata dore brenda një kinema në qytet, duke vrarë 13 persona.

Askush deri me tash, nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin e dytë.

Talibanët pakistanes kanë zhvilluar një luftë të përgjakshme kundër qeverisë, në përpjekje për të përmbysur atë dhe për të zbatuar synimet e tyre të vijës së ashpër të Sheriatit islam.
XS
SM
MD
LG