Ndërlidhjet

Morsi akuzohet se spiunoi për Iranin


Ilustrim
Ilustrim
Kryeprokurori i Egjiptit ka akuzuar ish-presidentin e këtij shteti Muhammad Morsi se i ka dhënë informata sekrete Guardës Revolucionare të Iranit.

Zyra e tij njoftoi mediet përmes një deklarate dërguar të dielën se Mohammad Morsi dhe 35 pjesëtarë të tjerë të Vëllazërisë Myslimane, kishin konspiruar për të destabilizuar Egjiptin, dhe se ata kishin bashkëpunuar edhe me Hamasin palestinez dhe Hezbollahun libanez.

Morsi është sjell në gjyq të dielën, në gjykimin e dytë kundër tij.
Seanca e radhës është caktuar për të enjten e ardhshme, më 27 shkurt.

Avokatët mbrojtës kanë dal jashtë gjykatorës në shenjë proteste përse Morsi dhe të akuzuarit e tjerë po mbahen në një qeli qelqi brenda gjykatës, e cila është e izoluar e tëra nga zhurma.

Ushtria kishte përmbysur Morsin në korrik të vitit të kaluar, pas protestave gjithëpopullore në këtë shtet.
XS
SM
MD
LG