Ndërlidhjet

Irakut i kërkohet llogari për kontratën për armë me Iranin


Ilustrim
Ilustrim
Washingtoni i ka kërkuar llogari qeverisë së Irakut për raportet e medieve se Bagdadi ka nënshkruar kontratë për blerje të armatimit nga Irani, një blerje kjo e cila është e ndaluar nga embargoja e Kombeve të Bashkuara.

Agjencia Reuters raportoi të hënën se ka parë kontratën e nënshkruar në nëntor nga Iraku dhe Irani, e cila peshon afro 150 milion euro.

Ky raport është publikuar një ditë para se ministri irakian i punëve të jashtme Hoshyar Zebari të vizitojë Teheranin për bisedime me zyrtar të lartë iranian.

Zëdhënësi i departamentit amerikan të shtetit, Jen Psaki tha të hënën mbrëma se Washingtoni ka marr shënim për raportin e Reuters dhe se “nëse ai është i vërtet, kjo do të ngjall brenga serioze”.

Ajo tha se “çdo transfer i armëve nga Irani për një shtet të tretë është shkelje e drejtpërdrejt” e embargos së Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG