Ndërlidhjet

Aeroplanët izraelit sulmojnë kufirin libanezo-sirian


Ilustrim
Mediet ndërkombëtare raportojnë se aeroplanët izraelit kanë sulmuar pjesë të Libanit lindor në afërsi të kufirit me Sirinë.

Zyrtarët libanez të sigurisë citohen të kenë thënë se cak i sulmeve ishin “bazat raketore” të Hezbollahut që besohet se gjendeshin në zonën malore në kufi me Sirinë.

Forcat e armatosura izraelite nuk kanë komentuar zyrtarisht për këto pohime.

Mirëpo, jozyrtarisht burimet ushtarake u kanë thënë medieve ndërkombëtare se ka pasur “aktivitet të pazakonshëm të forcave ajrore” në atë zonë, dhe se cak kanë qenë disa kamionë që po bartnin armatim për luftëtarët e Hezbollahut në Siri.

Kufiri lindor i Libanit përdorët shpesh për kontrabandë.

Aeroplanët izraelit kanë sulmuar këtë zonë disa herë në dy vitet e fundit.
XS
SM
MD
LG