Ndërlidhjet

Ivanoviq në grevë urie


Oliver Ivanoviq
Oliver Ivanoviq
Udhëheqësi i Iniciativës Qytetare Serbia, Demokracia, Drejtësia, Oliver Ivanoviq, ka hyrë të martën në grevë urie, ndërsa kërkesa e tij e vetme është që të bartet nga qendra e paraburgimit në Prishtinë në atë në Mitrovicë.

Kështu i ka deklaruar agjencisë serbe Tanjug avokati i Ivanoviqit, Nebojsha Vllajiq.

Ivanoviq dyshohet për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës. Ai është arrestuar më 27 janar, ndërsa javën e kaluar i është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj.
XS
SM
MD
LG