Ndërlidhjet

Vazhdohet paraburgimi për Rugovën dhe të tjerët


Ilustrim
Ilustrim
Një gjyqtar ndërkombëtar në Gjykatën Themelore të Prishtinës dje u ka vazhduar paraburgimin edhe për tre muaj tre të pandehurve, të akuzuar për blerjen e kundërligjshme të vizave Schengen nga Ambasada e Italisë në Kosovë, njofton sot EULEX-i.

Njëri nga të pandehurit, Ukë Rugova, është deputet në Kuvendin e Kosovës.

Po ashtu, shtatë të pandehurve të tjerë u është vazhduar masa e arrestit shtëpiak.

Të gjithë të pandehurit akuzohen për veprën e krimit të organizuar në lidhje me veprat shpërdorim i pozitës zyrtare, ushtrim i ndikimit dhe mashtrim.
XS
SM
MD
LG