Ndërlidhjet

James Hooper


James Hooper
James Hooper
Me rastin e 15 vjetorit të programit për Kosovën të Radios Evropa e Lirë, më lejoni t’ju uroj për arritjet tuaja. Ju keni sjellur një nivel të ri profesionalizmi në raportimin tuaj, duke bërë kështu që të forconi reputacionin e Radios Evropa e Lirë në rajon.

Programet tuaja në vazhdimësi ofrojnë “rrëfimin prapa çdo rrëfimi të raportuar” për dëgjuesit dhe lexuesit, duke u ofruar atyre një pasqyrë më të kompletuar mbi sfondin e një raporti. Keni arritur gjithashtu që rregullisht të shikoni përtej horizontit në mënyrë që dëgjuesit dhe lexuesit tuaj të mund të parashikojnë zhvillimet.

Do të ishte më e vështirë për audiencën tuaj që të mbajë ritmin me situatën në Kosovë pa punën tuaj dhe nivelin tuaj të lartë të profesionalizmit.

Jam në vazhdimësi i mrekulluar me faktin se sa shumë ngjarje të rëndësishme, që prekin interesat e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të Shteteve të Bashkuara në Evropë, nisin në Kosovë dhe ato raportohen në programet tuaja.

Kjo, me gjithë faktin se Kosova është vend i vogël, por e ka “hijen e gjerë” në ngjarjet botërore.

Duke qenë i vetëdijshëm se nuk ka qenë gjithmonë e lehtë për të mbuluar lajmet në Kosovë dhe për rreziqet që kanë ndjekur rrugën tuaj, programi në gjuhën shqipe i Radios Evropa e Lirë ka përmbushur detyrimet e veta në prodhimin e një gazetarie të përgjegjshme dhe të nivelit të lartë.

Ndihem i nderuar që kam mundësinë t’ju përgëzoj të gjithëve për atë që keni bërë këto 15 vjet. Me këtë rast, dua t’ju uroj edhe 15 vite të tjera të raportimit të suksesshëm.

James Hooper
Drejtor Menaxhues
Public International Law & Policy Group
XS
SM
MD
LG