Ndërlidhjet

Gjenerali amerikan pranon tri nga pesë veprat penale


Ilustrim
Ilustrim
Një gjeneral i Ushtrisë Amerikanë i akuzuar për tetë vepra penale të ngacmimit seksual, e ka pranuar fajësinë për tri sosh më të lehta, ndërsa për pesë të tjera, ka thënë se nuk ndjehet fajtor.

Gjenerali Jeffrey Sinclair, pranimin e fajësisë për një pjesë të akuzave e ka bërë në një sallë të gjyqëit ushtarak në Fort Brag të Karolinës Veriore.

Personi kryesor që e ka akuzuar gjeneralin, është një kapitene femër e cila pretendon se Sinclair e ka detyruar atë dy herë që të ketë marëdhënje seksuale dhe e ka kërcenuar atë me vrasje të familjes së saj, nëse një gjë të tillë do ta bënte publike.

Sinclair ka pranuar gjatë seancës se ka pasur marëdhenje me dy oficere të tjera femra në ushtri me çka ka shkelur parimin ushtarak.
XS
SM
MD
LG