Ndërlidhjet

Maqedoni: 13 vetë, përfshirë doganierë, të arrestuar për kontrabandim


Pamje nga një pjesë e Shkupit
Pamje nga një pjesë e Shkupit
Policia e Maqedonisë thotë se i ka arrestuar 13 vetë, përfshirë edhe shefin e zyrës së doganave në vendkalimin kufitar Maqedoni – Bullgari, të dyshuar për pjesëmarrje në një unazë të kontrabandimit të rrobave nga Greqia dhe Bullgaria.

Zëdhënësi i policisë, Ivo Kotevski, tha sot se grupi ishte nën mbikëqyrje për disa muaj.

Shtatë prej të arrestuarve ishin doganierë në vendkalimin kufitar Novo Sello.

Policia tha se “sasi shumë e madhe” e rrobave me shenja të njohura ishin kontrabanduar nëpër këtë vendkalim, kur këta doganierë ishin në detyrë.

Zëdhënësi Kotevski tha se të arrestuarit do të akuzohen për keqpërdorim të detyrës, grupim kriminal, kontrabandim dhe falsifikim të dokumenteve juridike. Sipas tij, operacionet e kërkimit për rrobat e kontrabanduara ishin në zhvillim e sipër në tetë qytete të Maqedonisë.

Policia thotë se i ka konfiskuar tetë mjete transporti, raporton AP nga Shkupi.
XS
SM
MD
LG