Ndërlidhjet

Barroso kritikon Rusinë në lidhje me Krimenë


Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso.
Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso.
Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, ka kritikuar ashpër Rusinë për situatën në Krime, duke thënë se propozimi për Moskën për bisedime të drejtpërdrejta ka mbetur pa përgjigje.

Duke folur para Parlamentit Evropian në Strasburg, Barroso ka thënë se komisioni do të lëshojë një deklaratë së shpejti, e cila do t’i bëjë thirrje Rusisë që të ndalojë të gjitha përpjekjet për të përvetësuar Krimenë.

Ai ka përsëritur se Brukseli do të vendosë sanksione nëse negociatat kuptimplote nuk nisin së shpejti dhe nuk prodhojnë rezultate brenda një kohe të shkurtër.

Barroso ka thënë se ministrat e Jashtëm të BE-së do të mblidhen më 17 mars dhe mund të marrin vendime për sanksione.
XS
SM
MD
LG