Ndërlidhjet

Austri: Oligarku ukrainas në pritje të ekstradimit në SHBA


Dmytro Firtash
Dmytro Firtash
Autoritetet e Austrisë thonë se oligarku ukrainas, Dmytro Firtash, 48 vjeçar, është në “arrest të ekstradimit”, që është hapi i parë drejt ekstradimit të mundshëm në Shtetet e Bashkuara.

Një gjykatë në Vjenë ka njoftuar sot se Firtash e ka “paraqitur një apel kundër vendimit”.

Sipas gjykatës, është caktuar një shumë prej 174 milionë dollarësh amerikanë, të cilën nëse ai e paguan, atëherë do të lirohej, por nuk do të mundej të largohej nga Austria.

Të mërkurën Firtash është arrestuar në Vjenë, sipas fletarrestit të Shteteve të Bashkuara. Autoritetet e Shteteve të Bashkuara e kërkojnë Dmytro Firtashin si të dyshuar për ryshfet dhe konsiparicon kriminal.

Firtash është njëri nga njerëzit më të pasur në Ukrainë dhe ka lidhje të afërta me Rusinë.

Ai e ka mbështetur presidentin e përmbysur të Ukrainës, Viktor Yanukovich.
XS
SM
MD
LG