Ndërlidhjet

Lavrov: Referendumi në Krime, i ligjshëm


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i ka thënë Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, se Rusia e konsideron referendumin e sotëm në Krime në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar.

Lavrov ka biseduar në telefon me Kerryn.

Banorët e Krimesë votojnë sot për ribashkim me Rusinë ose për të qëndruar brenda Ukrainës, por me më shumë autonomi.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian tashmë kanë hedhur poshtë referendumin si të paligjshëm.
XS
SM
MD
LG