Ndërlidhjet

Putin nënshkruan aneksimin e Krimesë


Putin: Krimeja e pandashme nga Rusia
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:02:55 0:00

Putin: Krimeja e pandashme nga Rusia

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe liderët e Krimesë kanë nënshkruar traktate që e bëjnë Krimenë e Ukrainës dhe qytetin e Sevastopolit pjesë të Federatës Ruse.

Në një fjalim me tone kritike për Perëndimin, të mbajtur në një session të përbashkët të parlamentit rus, Putin tha se nuk ka asnjë dyshim se Parlamenti rus do t’i miratojë ligjet në këtë drejtim…

"Sot, bazuar në rezultatet e referendumit në Krime, bazuar në vullnetin e popullit atje, propozoj që Këshilli Federal të marrë në konsideratë një ligj federak për të pranuar dy rajonet e reja si pjesë përbërëse të Federatës Rusë – Republikën e Krimesë dhe Qytetin e Sevastopolit”.

Para se ta mbajë këtë fjalim, Putin tha se “në zemrat dhe mendjet e njerëzve, Krimeja ka qenë dhe do të mbetet pjesë e patjetërsueshme e Rusisë”.

Sipas tij, referendumi secesonist i së dielës ka qenë demokratik dhe në pajtueshmëri të plotë me ligjin ndërkombëtar.

Edhe me këtë rast ai ka tërhequr paralele midis Kosovës dhe Krimesë, duke u thirrë në vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi të drejtën për vetëvendosje.

Ai gjithashtu tha se të drejtat e të gjithëve në Krime do të respektohen.

Putin tha se Rusia nuk e do dhe nuk ka nevojë për ndarjen e Ukrainës, por e ka dënuar lidershipin e ri të këtij vendi pse ka hapur dyert për, siç ka thënë, “nacionalistët dhe neonazistët”, duke thënë se Rusia do të mbrojë interesat e rusëve dhe rusisht-folësve në Ukrainë.

Ai ka hedhur poshtë akuzuar e Perëndimit se Rusia ka pushtuar Krimenë para referendumit, duke thënë se Moska është dashur t’i zbarkojë trupat në rajon, për të respektuar kësisoji “marrëveshjen me Ukrainën që ia lejon Rusisë praninë e 25,000 ushtarëve në Flotën e Detit të Zi në Krime”.

Presidenti rus ka akuzuar Perëndimin se po ushtron presion të Luftës së Ftohtë dhe tha se vendet perëndimore e “kanë kaluar vijën e kuqe” karshi Ukrainës.

Washingtoni dhe Brukseli vendosën të hënën sanksionet e tyre të para ndaj zyrtarëve rusë për mbështetjen që ata i dhanë referendumit në Krime. (a.v.)
XS
SM
MD
LG