Ndërlidhjet

Egjipt: Edhe 683 të akuzuar për vrasje e sulm ndaj policisë


Ilustrim
Ilustrim
Udhëheqësi shpirtëror i partisë së ndaluar “Vllazëria muyslimane” në Egjipt Mohammed Badie, si dhe 682 persona të tjerë, dolën sot në Gjykatë për tu përballur me akuza duke përfshirë akuzat për vrasje.

Shumë nga të pandehurit janë duke u gjykuar në mungesë.
Zyrtarët e atjeshëm thanë se vetë Badie gjatë ditës së sotme, për shkaqe sigurie nuk është paraqitur në gjykatë.

Grupi 683 personash akuzohen se kanë sulmuar policinë dhe kanë vrarë një oficer gjatë demonstratave të gushtit të vitit 2013.

Gjykimi i këtij numri të të pandehurve në qytetin Minya, vjen një ditë pasi që e njëjta gjykatë, i dënoi me vdekje më shumë se 500 mbështetës të presidentit të përmbysur Muhamed Morsi.

Kombet e Bashkuara gjatë të martës, e kanë dënuar vendimin e gjykatës në Egjipt dhe e kanë cilësuar atë si vendim që shkel ligjet ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut.

OKB-ja ka shfaqur shqetësimin edhe për gjykimin e personave të tjerë të cilët po përballen me akuza të njëjta.
XS
SM
MD
LG