Ndërlidhjet

Shattuck: Rusët në Krime nuk ishin viktima si shqiptarët e Kosovës


John Shattuck
John Shattuck
Çështja e Krimesë, tash për tash duket se është zgjidhur dhe është pak e besueshme që Rusia do t’ia kthejë Ukrainës për një kohë të parashikueshme, por kjo nuik do të thotë se ky veprim i Kremilinit është i pranueshëm, thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, John Shattuck, ish ndihmës i sekretarit amerikan të shtetit në administratën e Klintonit.
RADIO EVROPA E LIRË
Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, e ka përjashtuar intervenimin ushtarak ndaj aneksimit rus të Krimesë. Cilat instrumente i ka në dispozicion perëndimi për ta bindur Rusinë që të heq dorë nga politika e deritashme në Ukrainë?

JOHN SHATTUCK
Së pari duhet ta dallojmë situatën në Krime dhe në përgjithësi në Ukrainë, si dhe tutje në Evropën lindore dhe perëndimore. Çështja e Krimesë, tash për tash duket se është e zgjidhur, por, natyrisht, kjo nuk nënkupton që aneksimi i saj nga Rusia është i pranueshëm.

Ky është një veprim i gabuar me të cilin është shkelur e drejta ndërkombëtare dhe sovraniteti i Ukrainës. Por, duke pasur parasysh lidhjet e afërta të Krimesë dhe Rusisë, me siguri së nuk mund të pritet kthimi i këtij gadishulli nën patronatin e Ukrainës, në një të ardhme të parashikueshme.

Tash ngrihet pikëpyetja se a do ta shfrytëzoj Putini pushtimin e Krimesë për të shtrirë ndikimin në Ukrainë, gjegjësisht për destabilizimin e saj, para së gjithash në lindje të vendit, duke shfrytëzuar si justifikim atë se një pjesë e madhe e qytetarëve në atë regjion flasin rusisht. Obama dhe Bashkimi Evropian janë gjithnjë e më të bashkuara në qëndrimin që të imponojnë sanksione edhe më të rrepta ndaj Moskës.
RADIO EVROPA E LIRË
A do të vendos perëndimi sanksione ekonomike dhe tregtare ndaj Rusisë vetëm në rast se ajo e vazhdon fushatën e saj në Ukrainën lindore apo edhe për shkak të aneksimit të Krimesë?

JOHN SHATTUCK
Perëndimi do ti forcoj masat ndëshkuese dhe këtë duhet ta bëj menjëherë, sepse shtë e rëndësishme që t’ia bëj me dije Rusisë se cili do të jetë çmimi për veprimet e saj.

Tashmë po vërehet në bazë të rënies së bursës ruse, uljes së vlerës kreditore të saj, më pas, problemeve me të cilat ballafaqohen banka vendore të caktuara – se paralajmërimi i sanksioneve tashmë ka ndikim serioz në ekonominë ruse.
RADIO EVROPA E LIRË
Duke e aneksuar Krimenë, Putini ka përmendur shembullin e Kosovës. Gjithashtu, gjatë intervenimit në Gruzi me 2008, ka thënë se ka imituar intervenimin e NATO-s kundër Serbisë me 1999, sikurse edhe invadimin në Irak me 2003, pa miratimin e Këshillit të Sigurimit. Këto referime gjithnjë e më të shpeshta në situata e mëparshme të diskutueshme, a mund t’i minojnë principet mbi të cilat funksionon bashkësia ndërkombëtare?

JOHN SHATTUCK
Para së gjithash, ta shohim shembullin e Kosovës, në të cilin Putini thirret më se shpeshti. Megjithatë, këto dy raste dallojnë në shumëçka. Forcat serbe kanë kryer krime masive ndaj shqiptarëve. Për këtë jam bindur personalisht, si një hetues.
Në anën tjetër, shumica ruse në Krime, nuk ka qenë e nënshtruar ndaj çfarëdo krimeve.

Gjithashtu, askush nuk ka mëtuar aneksimin e Kosovës – as SHBA-të e as ndonjë vend tjetër – por që t’i jepet rasti që nën përkujdesjen e bashkësisë ndërkombëtare të vendos për të ardhmen e saj. Në të njëjtën kohë, në Krime është mbajtur referendumi shpejt e shpejt, në rrethana të okupimit rus, gjë që ka qenë frustuese për popullatën lokale, që në mënyrë të vërtetë ta tregoj qëndrimin e saj.

Natyrisht, kjo nuk do të thotë se këto çështje, të cilat i takojnë të drejtës ndërkombëtare, janë të thjeshta. Por, ekzistojnë parimet bazë të sovranitetit dhe vetëvendosjes në kuadër të konceptit të sovranitetit. Këto parime janë shkelur në Krime, ndërkaq në Kosovë jo.
RADIO EVROPA E LIRË
A po i kërcënohet botës një luftë e ftohtë e re?

JOHN SHATTUCK
Bota gjithnjë e më shumë po bëhet shumë polare, e fragmentuar. Gjë që është paradoksale. Veçanërisht, në njërën anë është fenomeni i globalizimit dhe integrimit të botës. Njëkohësisht, po fuqizohen forcat jo integruese për shkak të frikësimeve të ndryshme të njerëzve nga trendet globale.

Në rrethana të tilla, udhëheqësit autoritarë luajnë me letrën e nacionalizimit dhe ksenofobisë, sikurse tash në Rusi, gjë që e inkurajon luftën e ftohtë. Do ta tërheq një paralele ndërmjet Bosnjë e Hercegovinës gjatë kohës së luftërave të viteve 1990 dhe Krimesë sot. Do të thotë, lideri i atëhershëm i padiskutueshëm i Serbisë, Slobodan Milosheviq, ka manipuluar me situatën në Bosnjë e Hercegovinë përmes serbëve të atjeshëm, si surrogat të tij.

Në mënyrë të njëjtë, Putini po manipulon me situatën në Ukrainë, para së gjithash në Krime, në mënyrë që të nxisë konflikte të reja. Do të thotë, po na kërcënohet rreziku i tillë, prandaj edhe është e rëndësishme që SHBA-të dhe BE-ja të jenë të vendosura dhe të vëjnë sanksione të reja. Deri më tash nuk kanë treguar forcën e nevojshme për këtë.
RADIO EVROPA E LIRË
Çfarë raporti i SHBA-ve mund të pritet ndaj Rusisë?

JOHN SHATTUCK
Konsideroj që nuk duhet të krijohet një greminë e thellë ndërmjet Rusisë dhe Evropës. Natyrisht. BE-ja dhe SHBA-të duhet të reagojnë në mënyrë të ashpër ndaj Moskës për shkak të ngjarjeve në Ukrainë.

Por, njëkohësisht, duhet shumë më tepër të respektohet fakti që Evropa të mos përfundojë në kufirin rus. Përkundrazi, Rusia dhe Evropa janë pjesë e kornizës së njëjtë gjeopolitike, e cila duhet të bëhet më e harmonizuar dhe më efikase. Në këtë moment, trendet po shkojnë në drejtim të kundërt me këtë.
Përgatiti: Bekim Bislimi
XS
SM
MD
LG