Ndërlidhjet

Gjenerali: Kapacitetet ushtarake në Krime - nën kontroll të Rusisë


Pamje e forcave ruse afër Krimesë
Pamje e forcave ruse afër Krimesë
Shefi i Forcave të armatosura të Rusisë, Valery Gerasimov, tha se flamuri rus tash valon në të gjitha 193 kapacitet ushtarake në Krime.

Kjo deklaratë u bë një ditë pasi forcat proruse e okupuan luftanijen e fundit në Krime, që ishte nën kontrollin e Ukrainës.

Sipas autoriteteve të vetëshpallura të Krimesë, më se 15 mijë ushtarë ukrainas kanë konkurruar të kalojnë në agjencitë ruse, pas aneksimit të Krimesë nga ana e Rusisë.

Afro 15 mijë pjesëtarë të tjerë të forcave të sigurisë së Ukrainës raportohet se po përgatiten të kthehen në Ukrainë me familjet e tyre.

Gerasimov tha se ata së shpejti do të jenë të lirë të largohen nga Krimeja me tren.
XS
SM
MD
LG