Ndërlidhjet

Dështon zgjedhja e Avokatit të Popullit


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi
Kuvendi i Kosovës edhe në seancën e sotme, nuk ka arritur që të zgjedhë Avokatin e Popullit.

Votimi i sotëm erdhi pasi që në seancën e kaluar kishin ndodhur disa gabime procedurale.

Sikurse në seancën e kaluar, edhe sot asnjë nga kandidatët potencialë nuk ka mundur të sigurojë votat e mjaftueshme për t’u bërë Avokat i Popullit.

Në garë ishin tre kandidatë: Adrijana Hoxhiq, Hilmi Jashari dhe Xhyljeta Mushkolaj, ndërsa në raundin e dytë kanë vazhduar dy kandidatët e fundit.

Megjithatë, as në raundin e dytë, asnjëri nga kandidatët nuk arriti të marrë votat e nevojshme.

Hilmi Jashari mori 43 vota, kurse Gjyljeta Mushkolaj 41.

Kryetari i Kuvendi të Kosovës, Jakup Krasniqi, tha se pas 30 ditësh për ketë post duhet të shpallet sërish konkursi.

Aktualisht, Avokat i Popullit të Kosovës është Sami Kurteshi.

Mandati në postin e Avokatit të Popullit është 5 vjet.
XS
SM
MD
LG