Ndërlidhjet

Në Pejë, protestohet kundër vrasjeve


Ilustrim
Ilustrim
Nën organizimin e shoqërisë civile, në qytetin e Pejës është protestuar sot kundër vrasjeve në këtë regjion.

Sipas policisë së Kosovës në këtë qytet, protesta ka kaluar e qetë edhe pse gjatë shpërndarjes së protestuesve, nga një protestues është gjuajtur vetura zyrtare e policisë, tipit xhip “Tyota”, me ç’rast është thyer xhami i këtij automjeti dhe personi i dyshuar është arrestur.

Zëdhënësi i policisë në qytetin e Pejës, Xhevat Ibra, ka bërë me dije se në protestë kanë marrë pjesë rreth 1 mijë e 200 qytetarë.

“Policia e Kosovës , përkatësishtë Stacioni policor në Pejë, më datë 28.03.2014 nga ora 13:00 – 14:07 ka mundësuar mbajtëjen e protestës së paralajmëruar nga Këshilli organizativ i protesës (shoqëria civile), e cila kishte karakter paqësor dhe qëllimi i së cilës ishte parandalimi i vrasjeve, ngritja e përkushtimit ndaj sigurisë nga organet e sigurisë – Policia e Kosovës”, ka thënë ai.

Protestuesit kishin pikënisje qendrën e qytetit të Pejës, për të vazhduar tek ndërtesa e Prokurorisë, ku është mbajtur një fjalim.

Marshi protestues ka vazhduar tek objekti i gjykatës ,e më pas tek ndërtesa e stacionit policor të këtij qyteti.
XS
SM
MD
LG