Ndërlidhjet

Kerry ndryshon agjendën, s’shkon në SHBA


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka ndryshuar agjendën e tij në minutë të fundit.

Pas përfundimit të vizitës në Arabinë Saudite, Kerry është dashur të fluturojë drejt Uashingtonit, por ka vendosur të shkojë në Paris për bisedime rreth krizës në Ukrainë.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Jen Psaki, ka thënë se në fillim të javës së ardhshme pritet që Kerry të takojë ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Dy zyrtarët kanë biseduar sot përmes telefonit, por nuk janë dhënë detaje nga biseda e tyre.
XS
SM
MD
LG