Ndërlidhjet

Gazprom-i rrit çmimet për Ukrainën


Gazprom
Gazprom
Gjiganti rus i gazit, Gazprom, do të rrisë çmimin e gazit për Ukrainën në çerekun e dytë të vitit nga 268.5 dollarë për 1,000 metra kub në 385.5 dollarë.

Kryeshefi ekzekutiv i Gazprom-it, Alexei Miller, ka thënë se borxhi i Ukrainës për faturat e papaguara të gazit qëndron në 1.7 miliard dollarë.

Vendimi për të rritur çmimin për më shumë se 40 për qind ndodh në vazhdën e tensioneve midis Ukrainës dhe Rusisë, pas aneksimit të Krimesë nga Moska.
XS
SM
MD
LG