Ndërlidhjet

NATO s’konfirmon tërheqjen e Rusisë nga kufiri me Ukrainën


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka thënë se ai nuk sheh prova se Rusia është duke tërhequr trupat që ka vendosur përgjatë kufirit lindor me Ukrainën.

Ai i ka bërë këto komente në Bruksel, para një takimi të ministrave të Jashtëm të NATO-s, në të cilin do të flitet për Ukrainën.

“Për fat të keq, nuk mund të konfirmoj se Rusia është duke tërhequr trupat. Nuk jemi duke parë një gjë të tillë. Dhe, ky mobilizim masiv ushtarak nuk mund të kontribuojë në asnjë mënyrë në shtensionimin e situatës”, ka thënë Rasmussen.

Takimi i sotëm i NATO-s në Bruksel është i pari prejse Rusia ka aneksuar Krimenë.
XS
SM
MD
LG