Ndërlidhjet

Kajro: Një i vrarë nga shpërthimet pranë universitetit


Ilustrim
Raportet bëjnë me dije se të pakten dy shpërthime janë dëgjuar se kanë ndodhur sot në hapësirat jashtë Universitetit të Kairos në Egjipt.

Raportet i kanë cituar burimet mjekësore të kenë thënë se në mesin e të vrarëve, është edhe një gjeneral i policisë dhe tre persona të plagosur.

Identiteti i viktimave mbetet i panjohur.

Bombat shpërthyen disa minuta ndërmjet njëra tjetrës.

Bombar duken se kishin në shënjestër forcat policore, që janë vendosur në zonën e universitetit, e që kanë për qëllim parandalimin e protestave nga ish-mbështetësit e presidentit të përmbysur, Muhamed Morsi.

Që nga korriku i vitit të kaluar kur u përmbys presidenti Morsi, në Egjipt ka pasur shpërthime të shpeshta të dhunës.

Në dhunë zakonsiht janë përfshirë policia dhe anëtarët e partisë “Vëllazëria Myslimane”, e drejtuar nga Morsi.
XS
SM
MD
LG