Ndërlidhjet

Moska reagon ndaj vendimit të NATO-s


Ilustrim
Ilustrim
Moska ka thënë sot se vendimi i NATO-s për të kufizuar qasjen e diplomatëve rusë në selinë e saj, tregon se aleanca ushtarake nuk mund të largohet nga mendimi për epokën e Luftës së Ftohtë.

Reagimi i Moskës vjen pasi që NATO-ja ka caktuar rregulla të reja për diplomatët rus në selinë e saj në Bruksel.

NATO-ja ua ka kufizuar diplomatëve rus lëvizjen në ndërtesën e aleancës, duke thënë se kjëto veprime vijnë si rezultat i aneksimit të paligjshëm të Krimesë nga ana e Rusisë.
XS
SM
MD
LG