Ndërlidhjet

Pakistan: Nga eksplodimi – 23 të vrarë


Pamje nga Islamabadi
Pamje nga Islamabadi
Një zyrtar policor në Pakistan ka njoftuar se nga një shpërthim në kryeqytetin Islamabad në Pakistan, janë vrarë së paku 23 vetë.

Policia tha se dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Bomba eksplodoi sot në një treg të pemëve dhe perimeve në një lagje të Islamabadit.

Raportohet se sulmet e këtilla me bomba janë pothuajse të zakonshme në disa pjesë të Pakistanit, përfshirë edhe qytetin veriperëndimor Peshavar dhe qytetin port Karaçi, në jug të Pakistanit, por ato janë relativisht të rralla në Islamabad.
XS
SM
MD
LG