Ndërlidhjet

Ukrainë: Suspendohet pagesa e gazit të Rusisë


Ilustrim
Ilustrim
Ukraina thotë se po e suspendon pagesën e gazit për Rusinë, derisa të zgjidhet mosmarrëveshja lidhur me rritjen e madhe të çmimit, të cilin po e kërkon Moska.

Andriy Kobolev, nga kompania ukrainase Naftogaz, tha sot se vendimi i Rusisë, javën e kaluar, për pothuajse dyfishimin e çmimit të gazit për Ukrainën, është i pa arsyeshëm dhe i papranueshëm.

Kobolev tha se Ukraina i ka suspenduar pagesat, derisa të arrihet një marrëveshje përkatëse për çmim.

Praktikisht, Ukraina tashmë e ka ndërprerë pagesën, meqë nuk i ka paguar më se 500 milionë dollarë amerikanë për gazin e Rusisë, në fillim të këtij muaji.

Moska thotë se Ukraina ka borxh afro 2.2 miliardë dolllarë amerikanë për gaz.

Ministri i financave i Gjermanisë, Wolfgang Schaeuble, tha dje në Uashington se perëndimi duhet ta shqyrtoj mundësinë për ta ndihmuar Kievin në pagesën e faturave për gaz të Rusisë.
XS
SM
MD
LG