Ndërlidhjet

SHBA: Putini t’i ndalë përpjekjet për destabilizim të Ukrainës


Joe Biden
Joe Biden
Qeveria e Shteteve të Bashkuara i ka bërë thirrje Moskës që të mos e destabilizoj Ukrainën.

“Ne i bëjmë thirrje presidentit Putin dhe qeverisë së tij që t’i ndalin të gjitha përpjekjet për destabilizimin e Ukrainës, dhe ne tërheqim vërejtjen kundër intervenimit të mëtejshëm ushtarak”, tha mbrëmë vonë, Laura Lucas Magnuson, zëdhënëse e Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Shtëpisë së Bardhë.

Nga ana tjetër, administrata amerikane ka njoftuar se zëvendës presidenti, Joe Biden, më 22 prill do ta vizitoj Ukrainën.

Në kumtesën për këtë zhvillim theksohet se zoti Biden, gjatë bisedave të tij me liderët e qeverisë së Ukrainës dhe grupet e shoqërisë civile, do ta “theksoj mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara për Ukrainën e bashkuar dhe demokratike”.

Mëtutje thuhet se Joe Biden dhe zyrtarët e Ukrainës do të bisedojnë edhe për zhvillimet aktuale në pjesën lindore të Ukrainës, “ku separatistët prorusë, qartas me mbështetjen e Moskës, vazhdojnë fushatën e orkestruar të nxitjes dhe sabotimit për ta destabilizuar shtetin e Ukrainës”.
XS
SM
MD
LG