Ndërlidhjet

Thirrje civilëve për të lënë Falluxhan


Falluxha
Falluxha
Ushtria irakiane ka hedhur fletëpalosje mbi qytetin e Falluxhas, duke u bërë thirrje civilëve të mbetur atje, që të largohen brenda tre ditësh, për shkak të intensifikimit të sulmeve ajrore.

Përleshjet midis forcave irakiane të sigurisë dhe militantëve islamikë në këtë rajon zgjasin që disa muaj.

Militantët kontrollojnë disa pjesë të Falluxhas, ashtu si edhe gjithë qytetin pranë të Ramadit.

Të dyja qytetet ndodhen në provincën Anbar.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Bagdad ka lëshuar një deklaratë të hënën, duke dënuar “aktet e vazhdueshme terroriste” nga grupi xhihadist Shteti Islamik i Irakut dhe Levant.
XS
SM
MD
LG